Aktualitet

Dhunuan bashkëshortet e tyre, arrestohen dy burrat e dhunshëm

Shkruar nga Liberale
Dhunuan bashkëshortet e tyre, arrestohen dy burrat e dhunshëm

Dy burra nga Kavaja kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen se dhunon gratë e tyre.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH