Aktualitet

Dhunonte gruan dhe djalin, arrestohet polici në Lezhë

Shkruar nga Liberale
Dhunonte gruan dhe djalin, arrestohet polici në Lezhë

Një punonjës policie është arrestua ditën e sotme, pasi akuzohet për dhunë në familje. Bëhet fjalë për Nikolin Gjergjin, 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Sipas policisë, ka prova që ai ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe djalin, për të cilët është caktuar nga Gjykata dhe urdhër mbrojtjeje.

"SHÇBA arreston një punonjës policie në Laç, i dyshuar për “Dhunë në familje”. Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër-Lezhë arrestoi sot në flagrancë shtetasin N.GJ., 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pas kallzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij. Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin. SHÇBA bën thirrje për të denoncuar raste të ngjashme të dhunës brenda familjes nga ana e punonjësve të policisë, në numrin e gjelbër (pa pagesë) 0800 9090, ose duke u paraqitur pranë zyrave të SHÇBA në çdo Drejtori Vendore të Policisë së Shtetit", njofton Policia.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH