Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
Sipas policisë pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet S. K., banues në Vlorë, i cili u kap në lagjen “Osmën Haxhiu”.
Mësohet se pas hetimeve të kryera ka rezultuar se i riu ka përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës së tij 19-vjeçare. /Gazeta Liberale