Sport

Dhunoi lojtarët, policia: Ja pse akuzohet ish-trajneri i Laçit

Shkruar nga Liberale
Dhunoi lojtarët, policia: Ja pse akuzohet ish-trajneri i Laçit

Policia ka dhënë detaje të reja për shoqërimin e ish-trajnerit të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi i cili dhunoi lojtarët pas humbjes se nje ndeshje.

“Në lidhje me videon që u publikua në rrjetet sociale dhe në media, ku shfaqet një shtetas duke fyer dhe keqtrajtuar disa të mitur, sqarojme se nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u proçedua penalisht shtetasi N.T., 77 vjeç, banues në Laç.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur shtetasi N.T .,ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF LAÇI”, njofton policia.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale në ngarkim të tij “Keqtrajtim i të miturit”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH