Politikë

Dhuna në Kuvendin e Kosovës, Kurti dhe deputetët largohen nga salla

Shkruar nga Liberale
Dhuna në Kuvendin e Kosovës, Kurti dhe deputetët largohen nga

Kryeministri Kurti bashkë me ministrat e tij, si dhe deputetët e Kuvendit janë larguar nga salla pas përleshjes që ndodhi ditën e sotme.

Ndërkohë, në Kuvend është rritur siguria si dhe janë futur forca të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, kryeparlamentari Glauk Konjfuca ka zgjatur pushimin edhe për dy orë të tjera. Sipas tij, ajo që ka ndodhur sot është e papranueshme.

“Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është vërtet e papranueshme, përdorimi i dhunë në këtë mënyrë është i ndëshkueshëm, i dënueshëm nga të gjithë ne, prandaj konsideroj se për shkak të kësaj rrëmuje që u krijua këtu qëllimshëm, gjithë ajo që është përgjegjësi e organeve të rendit dhe nëse ka pasur sulm fizik në Kuvendin e Kosovës ajo do të trajtohet sipas ligjit dhe nga organet e rendit, ajo është pjesë tjetër që nuk na takon neve”

“Nuk po shoh kushte në këtë moment për të vazhduar seancën, kështu që po marrim një pushim prej dy orësh dhe të vendosim se në çfarë mënyrë mund të vazhdohet seanca”, ka deklaruar Konjufca. /

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH