Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar na policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane, ku është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.
Një ditë më parë u raportua se gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona, ndërsa mësohen detaje të reja.
Sipas gazetares Klodiana Lala, janë firmosur urdhër arreste vetëm për 6 persona, mes tyre Ardit Ismailuka, ish-zyrtar policie.
Po ashtu mësohet se janë ushtruar kontrolle në një kompleks luksoz në Fushë-Kuqe ku janë gjetur dhe dy armë.
Gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.
Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone. Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.