Edhe pse duhet të ishte i qetë dhe pa asnjë problem për shkak se mungojnë tifozët, por derbi Partizani-Tirana në Elbasan Arena nuk ka rezultuar kështu.
Mbështetës të dy ekipeve janë përplasur para stadiumit duke shkaktuar trazira, të cilat janë qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë.
Si pasojë e përplasjeve janë thyer xhamat e një lokali, ndërsa është tentuar të djeget një makinë në parkingun e stadiumit. Ndërkohë është tentuar të digjet edhe një makinë në parkingun e stadiumit.
Aktualisht situata është shqetësuar dhe tifozët janë shpërndarë nga policia.