Mal i Zi

Deputeti shqiptar i dorëhequr në Malin e Zi: Nuk kam votuar për rënien e Abazoviç

Shkruar nga Liberale
Deputeti shqiptar i dorëhequr në Malin e Zi: Nuk kam votuar për

Deputeti shqiptar i dorëhequr në Malin e Zi, Genci Nimanbegu deklaroi se nuk ka votuar për rrëzimin e Dritan Abazoviç, kur ky i fundit ishte në krye të qeverisë malazeze.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nimanbegu u shpreh se ai ka votuar në vitin 2022, që Abazoviç të jetë në qeveri.

“Nuk është e vërtetë. Unë nuk kam votuar për rënien e zotit Abazoviç këtu. Unë e kam votuar të hyjë në qeveri në vitin 2022. Kur është shkarkuar për shkak të firmës së tij, në një dokument nga Kuvendi i Malit të Zi, nuk kam votuar për rrëzimin e tij. Si mund të rikonstruktohet një qeveri e rënë, kur është e rënë? Çfarë rikostruktimi ka ajo të cilën nuk e ka shumicën në Kuvend? Nuk mund të rrihet me çdo kusht në pushtet.

Unë e dëshmoj edhe me aktin tim. Nuk mund të rrihet me çdo kusht në pushtet. Nuk është pushteti, gjëja kryesore e jetës sonë.

Kam dhënë dorëheqjen si përgjegjësi. Jemi pjesëtarë të kombit shqiptar, që jetojmë në trojet tona, me shekuj. Kemo obligim të jemi kombëtar, të ruajmë dinjitetin tonë, gjuhën tonë”, theksoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH