Deputeti i opozitës në Kuvend, Zef Shtjefni ka një teori të re për mos hapjen e negociatave.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se shtyrja e negociatave nuk erdhi as për plotësimin e kushteve dhe as për reformimin e BE-së.
Sipas tij, BE nuk pranoi Shqipërinë dhe Maqedoninë për shkak të islamofobisë.