Aktualitet

Del video/ 50-vjeçari shqiptar vritet në rrugë pas një sherri me shoferin e një makine

Shkruar nga Liberale
Del video/ 50-vjeçari shqiptar vritet në rrugë pas një
Mediat greke kanë publikuar videon e vrasjes së një 50-vjeçari shqiptar jashtë një karburanti, në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut. Në video shihet viktima duke debatuar me drejtuesin e një automjeti dhe më pas tenton ta godasë me zinxhir. Më pas ai merr të shtënat dhe bie në trotuar. Sipas informacioneve të para, viktima 50-vjeçare është qëlluar me të paktën dy plumba dhe ende nuk janë zbardhur arsyet që kanë çuar në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para orës 12:00, në rrugën Solonos 51. Viktima ka mbetur i plagosur rëndë në shpatull dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë. Hetimi i EL.AS është në vijim për të identifikuar autorin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH