Showbiz

Del e zhveshur dhe ndez rrjetin, Instagrami e censuron, ajo ‘hakmerret’

Shkruar nga Liberale

Giorgia Soleri është censuruar nga Instagrami, sepse fotot e saj nuk i përshtateshin etikës, por ajo ka reaguar e inatosur duke shtuar postimet “topless”.

Është vetë ajo që e tregon historinë e saj në rrjetet sociale.

Përmes historive, e dashura e Damiano David nga Maneskin u tregon fansave të saj se çfarë i ka ndodhur kohët e fundit.

Ajo ka kaluar disa orë në plazh duke bërë banja dielli dhe ka dashur të ndajë relaksin e saj me ndjekësit përmes një fotoje. Giorgia përjetëson veten “topless”, në një shtrat, por me duar mbulon gjoksin. Mirëpo, fotoja që çmendi fansat nuk e ka pëlqyer instagramit. Në fakt, algoritmi i rrjetit social ka vendosur të bllokojë përmbajtjen e historisë me motivacionin “shkelje të udhëzimeve”.

Kështu Soleri ka ndarë habinë e saj me përdoruesit. "Në instagram zbulon gjithmonë gjëra të reja: sot zbulova se në një foto në të cilën ata panë gjoksin tim, megjithatë, të mbuluar, kisha shkelur rregullat.” Dhe e habitur me ironi shton: “Chiara Ferragni nuk përbën problem sepse është një sipërmarrëse dixhitale (paguan), kurse unë po sepse jam një kërkuese dixhitale”.

“Më zbuluan mua, me një foto me gjoksin e mbuluar”, ironizon ajo. Më pas Soleri tregon edhe për atë që ndodhi në plazh kur dy zonja e ndaluan për të bërë një selfie.

Giorgia megjithatë vendosi të mos dorëzohej dhe në vend të kësaj të provokojë sërish rrjetin social. Ajo i ka postuar sërish foton që i janë hequr. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH