Analizë

Dakord ‘trashëgimia’, por ‘pasuria sovrane’ që la Enveri ku shkoi?!

Shkruar nga Liberale
Dakord ‘trashëgimia’, por ‘pasuria sovrane’ që

Aranit Muraçi

Udhëheqësi ‘legjendar’ i cili shërbeu si frymëzim për të gjithë pasardhësit e tij në demokraci, e dinte se kishte naftë në Shqipëri. Me porosi të tij u kërkua anembanë Shqipërisë për naftë dhe për pasuri të tjera nëntokësore. Edhe pse nuk u zbulua në kohë me siguri ai më mirë se kushdo tjetër e dinte se në këtë mal që mban emrin e tij, kishte naftë.

Sa herë që nuk zbulohej naftë aty ku ai besonte se kishte, i ndjeri Koço Devole me humorin e tij brilant pretendoi më vonë se zbulohej një ‘grup armiqësor’.

Megjithatë anembanë Shqipërisë u zbulua naftë, bakër, krom, hekur-nikel dhe minerale të tjera. U ndërtuan me to dhe nga puna vullnetare ‘e klasës sonë punëtore’ qytete, hidrocentrale, hekurudha, uzina, fabrika etj. U ngrit ushtria, nuk kishte turizëm, por nuk u prek natyra, as bregdeti.

E pra, ‘udhëheqësi legjendar’ sado mizor që ishte dhe u përshkrua, nuk e mori me vete por ia la tërë këtë pasuri si “garanci sovrane” popullit të tij.

Ndërkohë që sot, a mund ta thotë kush se ku shkoi e tërë ajo pasuri kombëtare? Çfarë u bë me tërë atë pasuri kolosale sovrane që u ngrit me djersën e shqiptarëve të ndershëm, të cilët herë u paguan sa për t’u ushqyer dhe herë u mjaftuan me një fletë lavdërimi… ose me një mbrëmje vallëzimi për t’u dëfryer?

“Kur të keni prerë pemën e fundit, kur të keni kapur peshkun e fundit, kur të keni ndotur lumin e fundit, atëherë do të zbuloni se paraja s’mund të hahet”, thotë një proverb i vjetër.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH