Globi

Daçiç: Po bëhet presion i koordinuar ndaj Vuçiç për të njohur Kosovën

Shkruar nga Liberale
Daçiç: Po bëhet presion i koordinuar ndaj Vuçiç

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Ivica Daçiç ka zbuluar se ndaj Vuçiç po bëhet presion i koordinuar që Serbia të njohë Kosovën.

Kjo deklaratë vjen fill pas vizitës së përbashkët të Lajçak dhe Palmer në Beograd.

Daçiç thotë se Serbisë po i bëhet presion për të marrë hapa të papranueshëm kundrejt Kosovës. Këtë muaj Kurti dhe Vuçiç takohen në Bruksel për të shënuar rifillimin e dialogut edhe pse skena politike Prishtinë-Beograd është e mbushur me deklarata e akuza të ndërsjellta.

“Ne diskutuam mundësinë e mbajtjes së një seance të tillë parlamentare disa muaj më parë, por tani çështja është aktuale pikërisht për shkak të koordinimit të presioneve si ndaj Vuçiç dhe vendit tonë për të ndërmarrë hapa që janë të papranueshëm për ne, siç është njohja e Kosovës “, tha Daçiç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH