Aktualitet

Ç’thotë pronari i shtëpisë nga ku u krye vrasja e biznesmentit Reçi

Shkruar nga Liberale
Ç’thotë pronari i shtëpisë nga ku u krye vrasja e

Ekezekutimi i biznesmenit Kastriot Reçi, me snajper nga nje person qe mbetet ende i paidentifikuar eshte kryer nga nje apartament, te cilin pronari e kishte dhene me qira.

Ne dosjen e plote qe zbardh sot “Panorama”, lidhur me ngjarjen dhe hetimet e para, pronari Gjergj T., banues ne Rreshen tregon se e ka dhene kete banese me qira.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, snajperisti ka qëndruar në një apartament në katin e nëntë të pallatit, që mban numrin 28. Ky apartament ka rezultuar se është në pronësi të Gjergj Tomës, i cili ka deklaruar se atë banesë ia kishte dhënë me qira gjatë muajve të verës një personi të quajtur Pashk Frroku, nga Klosi i Mirditës.

Po ashtu, Toma ka deklaruar se për apartamentin ka marrë dy herë qira nga 15 mijë lekë të rinj për muajt korrik dhe gusht dhe se i kishte dhënë qiramarrësit dy çelësa.

Më pas, Pashk Frroku ia ka dorëzuar atij vetëm një çelës, duke thënë se tjetrin e kishte vëllai i tij që kishte ikur në Gjermani. Nga ajo periudhë, sipas Gjergj Tomës apartamenti nuk është përdorur nga asnjë person tjetër

PRONARI I APARTAMENTIT KU U KRYE QITJA

Nga verifikimet e kryera rezultoi se apartamenti me nr. 28 i përkiste shtetasit Gjergj T., banues në Rrëshen, i cili në lidhje me banesën deklaroi se: Apartamentin që ka në papafingon e pallatit të ndërtuar nga shtetasi Bardhok J. e ka të pabanueshëm dhe ia ka dhënë me qira në periudhën e verës, korrik-gusht 2019, shtetasit Pashk F., nga Klosi, me ndërhyrjen e djalit të tezes së tij, që quhet Alfred A., nga zona e Fanit.

Shtetasi Pashk F. i ka thënë se banesën e donte për një periudhë dy-tre muaj dhe do të qëndronte bashkë me një shok tjetër. Ai deklaron se i ka marrë qira dy herë për muajin korrik dhe gusht 2019 shtetasit Pashk F., në shumën 15 mijë lekë dhe se personave u kishte dhënë dy çelësa të banesës dhe në fund të muajit gusht atij i është kthyer vetëm një çelës, ku i është thënë nga Pashku se një çelës e kishte vëllai i tij, që ishte larguar në Gjermani.

PANORAMA

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH