Sport

CR7 shëtit nëpër Madrid me një Bugatti me vlerë 8 milionë €

Shkruar nga Liberale
Cristiano Ronaldo u shfaq për herë të parë në publik mbrëmjen e djeshme me Bugatti-n Centodieci të tij të ri, një nga makinat më të shtrenjta në botë. Futbollisti portugez e bleu Bugatti Centodieci në shkurt të vitit 2021 dhe iu dorëzua vetëm një muaj më parë. Ronaldo ka vizituar Madridin pas përfundimit të detyrave të kombëtares dhe me atë rast ka marrë për herë të parë për një shëtitje në publik “bishën” e tij të re. Me 1600 kuaj fuqi, 100 km/h i arrin për 2.4 sekonda, teksa shpejtësia maksimale përllogaritet në 420 km/h. Tifozët e Ronaldos që ndodheshin në rrugët e Madridit u gëzuan pa masë dhe të emocionuar filmuan portugezin duke drejtuar supermakinën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH