Invalidët e punës po zhvillojnë ditën e sotme një protestë para Ministrisë së Financave.
Ata kanë kërkuar nga qeveria plotësimin e një sërë kërkesash, të cilat u bënë me dije nga një qytetare nga Korça.
“Kam ardhur nga Korça, jemi invalidë dhe duam të drejtat tona. Indeksimi i pensioneve të invalidëve të punës në përputhje me të ardhura dhe rritjen e çmimeve. Duam rimbursim të energjisë elektrike dhe lëndës djegëse. Dhënie e 500 lekëshit, e premtuar nga buxheti. Nuk jemi për lëmoshë, por kërkojmë të drejtat tona.”, tha qytetarja.
Kujtojmë se, një tjetër protestë do të mbahet sot, ajo e pedagogëve të cilët përveç së tjerash kërkojnë rritje pagash. /Liberale.al