Aktualitet

Covid në Shqipëri/ 317 raste të reja, bie numri i viktimave

               Publikuar në : 18:08 - 08/04/21 liberale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë, teksa ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.

Sipas MSH, gjatë 24 orëve të fundit, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, përkatësisht: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69 – 90 vjeç.

Gjithashtu, janë kryer 3024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 317 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Statistika (08 Prill 2021)

Raste të reja ditore 317
Të shëruar në 24 orë 529
Të shtruar në spitale 247
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3024

Testime totale 580,615
Raste pozitive 127,509
Raste të shëruara 96,129
Raste Aktive 29,083
Humbje jete 2297

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back