Aktualitet

Covid-19 mbyll dyert e Bashkisë së Vlorës

Shkruar nga Liberale
Covid-19 mbyll dyert e Bashkisë së Vlorës

Bashkia e Vlorës ka mbyllur dyert, duke ndërprerë edhe shërbimin për qytetarët. Rasti i një punonjëse me Covid-19 ka sjellë mbylljen e këtij institucioni, ndërkohe që duket se mungon edhe shërbimi online.

Mbyllja e institucionit është konfirmuare dhe nga kryetarja e këshillit të Bashkisë, Migena Balla, në mbledhjen jashtë radhe të zhvilluar gjatë kësaj të premteje.

Ndërkohë, veç institucionit të Bashkisë, në të njëjtën situatë mbeten dhe zyrat e gjendjes civile në Vlorë të cilat janë të mbyllura për shkak të situatës nga Covid-19.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH