Aktualitet

Covid-19/ ISHSH pezullon punën në një fasoneri dhe gjobit 2 biznese

Shkruar nga Liberale
Covid-19/ ISHSH pezullon punën në një fasoneri dhe gjobit 2

Gjatë 24 orëve të fundit Inspektorati Shtetëror Shëndetësor bën të ditur se janë kryer 1716 inspektime në subjekte, si rezultat i të cilave është pezulluar aktiviteti në një fasoneri dhe janë vendosur 2 masa administrative për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje.

Dy subjektet e gjobitura janë bar-kafe dhe market dhe vlera e gjobes shkon në 100 000 lekë për çdo subjekt të kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet: Berat, Durrës, Korçë.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat e distancimit social, higjenës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Po ashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë bën me dije se inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigurisë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH