Globi

COVID-19/ Belgjika konfirmon rastin e parë me variantin e ri afrikan

Shkruar nga Liberale
COVID-19/ Belgjika konfirmon rastin e parë me variantin e ri afrikan

Belgjika ka konfirmuar një rast të variantit të ri afrikan të mutacionit të COVID-19.

Virologu Marc Van Ranst, tha se është konfirmuar një mostër e variantit B.1.1.529. Varianti u identifikua te një udhëtar që ishte kthyer nga Egjipti më 11 nëntor.

B.1.1.529 është varianti i ri i Covid- 19 i cili ka alarmuar të gjithë botën që prej ditës së djeshme.

E shfaqur në Afrikën e Jugut , ajo po kalon shpejt variantin tashmë shumë ngjitës Delta.

Sipas të dhënave të para, ky variant i ri do të ishte i aftë për shumë mutacione dhe për këtë arsye potencialisht rezistent ndaj antitrupave dhe vaksinave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH