Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    “Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”

    “Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”

    PS ankimim në KAS për kandidatin e pavarur në Sarandë: Ka falsifikuar firma

    PS ankimim në KAS për kandidatin e pavarur në Sarandë: Ka falsifikuar firma

    Berisha: Kriminelët kanë lidhje me qeverinë, marrin kurajo nga kryeministri

    Berisha: Të hënën dorëzoj dokumentat në SPAK, Rama-Veliaj vodhën 503 mln €

    Jep dorëheqjen këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD

    Jep dorëheqjen këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD

    • Aktualitet
    • Media Polis
      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      MEDIA POLIS nga Belina Budini: Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria!

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Bashkimi i demokratëve si instrument komunikimi

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Rama, skenë ndërkombëtare për teatër shqiptar

      Lehtësia e papërballueshme e arbitraritetit shtetëror jo vetëm ndaj një shkolle vajzash dhe një kopshti fëmijësh

      Për një manifest universitar në vend të “protestës së pedagogëve”

      Hakerimi i shtetit dhe Rama si hakërrues i mediave

    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Ekspertize
    • Krye
    • Polemikë
    ANALIZË nga Preç Zogaj: Ngado ta rrotullosh, protesta mbetet kundër Samitit

    ANALIZË nga Preç Zogaj: Proporcionali si asnjëherë tjetër për Partinë Demokratike

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Ta kthejmë debatin politik nga global në lokal

    EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Partia Demokratike, më shumë elektorat se sa parti

    Kryeministri pa busull

    OPINION nga Viliem Kurtulaj: Kryeministri i pafajshëm apo i papërgjegjshëm

    EKSPERTIZË nga Klementin Mile: Hapësira politike shqiptare

    EKSPERTIZË nga Klementin Mile: Disa fjalë të ndershme për sulmin ndaj “fjalës së lirë”

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
    SHIFRA E DITËS: 30,5 euro kostoja mesatare e punës në BE, sa është ajo në Shqipëri para se qytetarët të mirëpresin rritjen e pagave

    SHIFRA E DITËS: 30,5 euro kostoja mesatare e punës në BE, sa është ajo në Shqipëri para se qytetarët të mirëpresin rritjen e pagave

    Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i pasurive të paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

    Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i pasurive të paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

    SHIFRA E DITËS: Si do të rritet për dy vite paga mesatare (pse 900 dhe jo 1.900 euro?)

    SHIFRA E DITËS: Si do të rritet për dy vite paga mesatare (pse 900 dhe jo 1.900 euro?)

    Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension   

    Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension  

    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

    Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

    Krim i rëndë në një familje në Itali/ Mjeku në pension vret gruan, fëmijët, dhe veten

    Krim i rëndë në një familje në Itali/ Mjeku në pension vret gruan, fëmijët, dhe veten

    Tensione në veri të Mitrovicës, sulmohen dy shqiptarë

    BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore

    Milionat e shpenzuara, kontratat e papërfunduara dhe burokracitë që shkaktuan aksidentin tragjik

    E rëndë në Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat, plagosen shumë persona në bord

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Kërcënohet Leo Messi, të shtëna me armë në biznesin e tij familjar dhe një mesazh për argjentinasin

    Messi drejt rikthimit tek katalanasit

    Luizi kërcen për Oltën

    Luizi kërcen për Oltën

    Çmimi Kadare 2023, Nurie Emrullai: Dua që përmes prozës sime të flas hapur

    Çmimi Kadare 2023, Nurie Emrullai: Dua që përmes prozës sime të flas hapur

    Cila nga dy “oltat e Big Brother” duhet besuar! Ajo që puthte dhe përqafonte Luizin para Kiarës apo tjetra që e quan ‘mashtrues ordiner’

Fillimi Kryesore

CONSERVATIVE VIEW nga Fitim Zekthi: Revolucioni i dështuar

CONSERVATIVE VIEW / Vdekja e faraonit

Share on FacebookShare on Twitter

Fitim Zekthi

Lëvizja e “Foltores” që në vjeshtë të vitit 2021 dhe Partia e Lirisë që prej verës së vitit 2022 kanë folur pandalur për “stinë protestash”, për vendime dhe madje për drejtësi popullore që do ta bëjë populli, duke shkulur dhe shporrur qeverinë Rama.

Që në themelim lëvizja e “Foltores” kishte tiparet bazë të një lëvizjeje populiste. Ajo ishte radikale, akuzonte me gjithçka, kërcënonte dhe synonte asgjësimin e plotë politik të kundërshtarit, ishte anti-institucionale, fliste për politikanë që duhet të sillen siç kërkon baza popullore. Ata flisnin dhe flasin për sovranizëm, flasin për komplot që i është bërë popullit dhe opozitës nga agjenda të fshehta konspiracioniste. Foltorja arriti deri atje sa organizoi një sulm të dhunshëm ndaj godinës së Partisë Demokratike në përpjekje, sipas saj, për të bërë realitet vullnetin e bazës. Partia e Lirisë po ashtu përdor një gjuhë shumë të rënduar me akuza, flet për vendime që do ti marrë populli. Gjatë verës së vjetshme “Foltorja” dhe Partia e Lirisë flisnin për protesta të fuqishme dhe për “shtator të zjarrtë që do të shkulë qeverinë”. Më vonë shpallën revolucionin, i cili vdiq shpejt. Tashmë nuk ka më as thirrje për revolucion. Ato dështuan, dështoi edhe protesta apo stina e protestave, dështoi edhe revolucioni sepse në thelb gjithçka ishte false, gjithçka kishte synime jo politike apo antipolitike.

Gjëja e parë që vihet re është se “Foltorja” dhe Partia e Lirisë u përpoqën të sillen si partitë populiste të shfaqura vitet e fundit në Europë dhe në botë. Ato përpiqen të sillen si lëvizja e 5 yjeve, si lëvizja Indignados, si lëvizja e Jelekëve të Verdhë. Ato përpiqen të sillen (herë ashtu e herë kështu, si t’u vijë për mbarë) edhe si partitë e Meloni-t, të Salvini-t, të Farage-t, të Abascal-it etj.

Problemi themelor me Foltoren dhe partinë e Lirisë ishte (dhe është padyshim) se ato nuk mund të jenë populiste. Ato kanë zgjedhur të jenë populiste nga pamundësia për të qenë parti normale demokratike që rregullojnë veten nëpërmjet introspeksionit, vetëpastrimit, vetë kufizimit, që kërkojnë respekt për paqen sociale. Ato kanë zgjedhur të jenë populiste sepse nuk kanë forcë të ndjekin angazhimet ndaj partnerëve, të respektojnë kërkesat e SHBA dhe BE-së brenda detyrimeve që vijnë nga anëtarësia në NATO dhe negociatat për anëtarësim në BE. Ato kanë zgjedhur të jenë populiste se nuk kanë forcë të pranojnë se krimi dhe korrupsioni duhen ndëshkuar në çdo nivel, se nuk kanë forcë të kërkojnë që rendi ligjor ta bëjë Shqipërinë një vend ku askush nuk është mbi ligjin, të kërkojnë që prokuroria dhe gjykatat të hetojnë këdo edhe ata vetë etj. Ato kanë zgjedhur të jenë populiste duke e parë atë si mjetin e vetëm për mbijetesë.

“Foltorja”, veçanërisht, ka zgjedhur të jetë populiste sepse vetëm ashtu ajo mund të tentonte “legjitimitet” për të sulmuar PD-në, për të sulmuar kryetarin dhe kryesinë e saj, për të sulmuar Këshillin Kombëtar, për të shkatërruar statutin dhe rregullat dhe për të themeluar atë që ajo është sot, një grupim politik me qasje të pastër kundër PD-së dhe të djathtës, një grupim politik i izoluar, i frustruar, i paqartë që përdor një gjuhë dhe sjellje kundër vendimeve të qeverisë amerikane, britanike etj.  .

Gjëja e parë që duhet të bënte “Foltorja”, por edhe Partia e Lirisë për të qenë populiste, në qoftë se do të donin, duhet që të flisnin kundër “elitës së keqe”. Thelbi i lëvizjeve populiste është se ato flasin për “elitën keqe” që është 1% e shoqërisë dhe për popullin e mirë që është 99%. Lëvizjet populiste akuzojnë “elitën prej 1%-i” se kontrollon ekonominë, biznesin, sistemin politik, se përcakton edhe moralin edhe kulturën sunduese që është më pas burim i këtij morali. Pra lëvizjet populiste ekzistojnë vetëm në dikotominë elitë e keqe prej 1% dhe popull i mirë prej 99%.

Lëvzijet populiste kësisoj kërkojnë që të zhbëjnë sistemin politik në mënyrë që pushteti i 1%-it të bjerë, në mënyrë që të çlirohet ekonomia nga kontrolli, në mënyrë që morali dhe kultura sunduese të mos përcaktohen nga kjo elitë dhe të mos shërbejnë si burg apo si rrjetë që mban të skllavëruar shoqërinë. Për këtë arsye Donald Trump, Nigel Farage, Beppe Grillo, Salvini, Varufakis, Abascal etj flasin për tharje të kënetës, për pastrim nga njerëzit që rrinë në sistem me dekada dhe që janë mjetet me të cilat sistemi kontrollon shoqërinë, flasin për zhbërje të “grushtit të vogël” që kontrollon ekonominë dhe pasurinë kombëtare, për “grushtin” që shkel me këmbë popullin etj.

“Foltorja”, edhe Partia e Lirisë por duke qenë diçka më e vogël nuk po e përfshijë më në këtë diskutim, nuk ka mundësi të flasë në terma të populizmit. “Foltorja” nuk mund të flasë kundër 1% që sipas populistëve kontrollon ekonominë tonë, kontrollon ndërtimet dhe koncesionet, kontrollon naftën dhe energjinë, kontrollon gjykatën dhe prokurorinë, kontrollon policinë dhe mediat etj. Foltorja nuk mund të thotë se 1%-i që ka 31 vjet që ka zënë vend në politikë, në media, në biznesin klientelist, në fitimin e tenderave dhe koncesioneve është i keq dhe duhet të largohet.

“Foltorja” nuk mund të thotë se këneta duhet të thahet. Po të thotë këtë duhet të thotë se ata që drejtojnë PD-në prej 31 vjetësh, që kanë qenë ministra dhe kryeministra, që kanë qenë deputetë, që kanë biznese dhe janë lidhur me biznese, që janë lidhur me media, që kanë 31 vjet në parlament duhet të largohen.

“Foltorja” është në një krizë të thellë dhe në një paradoks gjigand sepse ajo kërkon të jetë populiste, por nuk mund të jetë populiste. Ajo është në një krizë të thellë sepse nuk mund të jetë as populiste dhe as antipopuliste.

Lëvizjet e 5 Yjeve, të Podemos, të Vox, të Indignados, Jelekët e Verdhë, etj dështuan dhe nuk i zgjidhën krizat e vendeve të tyre, por ato gjithsesi prodhuan politikë, prodhuan ide, ishin koherente në një masë të madhe. Asnjë populizëm nuk është zgjidhje, por një populizëm i sinqertë dhe koherent, mund të prodhojë politikë. Lëvizjet në Itali, Spanjë, Greqi, Angli etj, prodhuan politikë sepse ishin koherente në atë që thonin. Ato prodhuan politikë se kishin fuqinë të flisnin kundër 1%, kundër sistemit, kundër kënetës. Foltorja nuk mund të prodhojë dhe nuk do të prodhojë kurrë politikë. Në thelb Foltorja është lëvizje jo politike. Foltorja synon të prodhojë antipolitikë, të kërcënojë shoqërinë dhe institucionet, të shantazhojë paqen sociale në mënyrë që të rregullojë jetën e brendshme të drejtuesve të saj.

Foltorja as nuk synon të prodhojë politikë. Foltorja e di paradoksin ku është, e di humnerën ku vepron siç di edhe nevojën gjigande që ka për të treguar sikur nuk është në humnerë, për të treguar sikur bën politikë, për të treguar se medemek është opozita e vërtetë. Kushdo në forumet drejtuese të Foltores e di këtë gjë me kthjelltësi dhe ftohtësi të madhe. E di më mirë nga të gjithë vetë kryetari i saj, Berisha. E dinë të gjithë drejtuesit e tjerë.

Ky paradoks e ka futur jetën “politike” në Foltore në një situatë sa irracionale aq edhe perverse. Kryetari Berisha e di që të gjithë drejtuesit e forumeve të tij nuk besojnë se Foltorja bën politikë, se Foltorja do të fitojë apo se Foltorja është në garë për ndonjë fitore. Berisha e di se të gjithë drejtuesit e Foltores qofshin deputetë, anëtarë kryesie, sekretarë të saj nuk kanë as dyshimin më të vogël për kotësinë, absurdin dhe paradoksin e asaj që bën Foltorja. Ata e thonë edhe vetë këtë gjë përditë.

Berisha e di se ata bëjnë gjasme, se ata hiqen sikur e besojnë absurdin e “Foltores”, por i pranon sepse i duhen, sepse ai bën vetë gjasme, ai bën vetë edhe vetë sikur. Të gjithë drejtuesit e “Foltores” në Kryesi, deputetët, ata të Këshillit Kombëtar etj, janë aty me vetëdije në atë paradoks, sepse nuk mund të jenë askund tjetër, sepse sulmuan Bashën dhe PD-në nga nevojat personale ose nga gjykime jo politike dhe antipolitike. Kanë mbërritur në pikën që nuk kthehen dot më dhe jetojnë në paradoks me shpresën paradoksale se gjithsesi Berisha do ta bëjë një listë kandidatësh për parlament dhe ata pavarësisht se e dinë fundin e “Foltores” shpresojnë të jenë tek ajo listë. Ka një lloj shajnie e gjithë kjo, por kështu ndodh me çdo lëvizje politike që nuk ka koherencë, nuk ndjek asnjë parim në mënyrë konsistente dhe udhërrëfyes i vetëm është kënaqja e epshit ose e oreksit.

“Foltorja” dhe Berisha e dinë se tani që Gjykata e Apelit rrëzoi edhe vendimin absurd dhe të dhunshëm Zhukri gjithçka është e kotë. Gjithçka që ishte bërë deri më tani, ishte bërë vetëm për të bërë që Foltorja të jetë Partia Demokratike, vetëm që Partia Demokratike të jetë Foltorja. Prandaj ajo ka patur kaq inkoherenca, prandaj ajo ka qenë dhe është kundër logjikës, prandaj nuk mund të ishte populiste, prandaj nuk bën dot revolucion dhe prandaj ajo nuk mund të ketë kurrë sukses. Është vetëm çështje kohe. Kjo është diçka e pakthyeshme. Koha dhe logjika në qoftë se i ke kundër, janë armiq të pamëshirshëm./Liberale.al/

Ju sugjerojme

“Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”
Kryesore

“Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”

22:57 | 31/03/2023
Disa zakone që të rikthejnë humorin pozitiv
Life Style

Disa zakone që të rikthejnë humorin pozitiv

22:50 | 31/03/2023
25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
Dossier

25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar

22:36 | 31/03/2023
ANALIZË nga Preç Zogaj: Ngado ta rrotullosh, protesta mbetet kundër Samitit
Analizë

ANALIZË nga Preç Zogaj: Proporcionali si asnjëherë tjetër për Partinë Demokratike

20:30 | 31/03/2023
Tensione në veri të Mitrovicës, sulmohen dy shqiptarë
BOTA

BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore

19:54 | 31/03/2023
Kërcënohet Leo Messi, të shtëna me armë në biznesin e tij familjar dhe një mesazh për argjentinasin
1

Messi drejt rikthimit tek katalanasit

19:27 | 31/03/2023
Para
Qeveria i rikthehet pagave: Kush merr mbi 60 mijë lekë, do të tatohet 13 %

Qeveria i rikthehet pagave: Kush merr mbi 60 mijë lekë, do të tatohet 13 %

“Po na luajnë mendsh”, Kiara dhe Luizi bëjnë plane për të dalë nga BBV: Nëse e thonë sërish, marrim valixhet dhe dalim

"Po na luajnë mendsh", Kiara dhe Luizi bëjnë plane për të dalë nga BBV: Nëse e thonë sërish, marrim valixhet dhe dalim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të fundit

  • “Fishta” zbret në Rinas, shkon në 4 numri i avionëve të “Air Albania”
  • Disa zakone që të rikthejnë humorin pozitiv
  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • “Kush e ka bërë, Luizi Big Brother, apo BB Luizin”? Ndizet debati në studion e “Më lër të flas”
  • PS ankimim në KAS për kandidatin e pavarur në Sarandë: Ka falsifikuar firma
  • Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë
  • “Sa herë hedh atë parfum, më kujtohesh ti “/ Gerti tenton të ngacmojë Jorin?
  • Berisha: Të hënën dorëzoj dokumentat në SPAK, Rama-Veliaj vodhën 503 mln €
  • Jep dorëheqjen këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD
  • Krim i rëndë në një familje në Itali/ Mjeku në pension vret gruan, fëmijët, dhe veten

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al