Një qytet në Japoninë jugperëndimore, është sulmuar nga një grup majmunësh që prej 8 korrikut ku janë lënduar të paktën 58 persona.
“Ata janë kaq të zgjuar, dhe kanë tendencë të dalin fshehurazi dhe të sulmojnë nga pas, shpesh duke ju kapur nga këmbët”, tha zyrtari i qytetit Masato Saito.
Zyrtari iu ka treguar qytetarëve se si të mbrohen nga majmuni.
“Kur përballeni me një majmun, udhëzimet janë: mos i shikoni në sy, bëjeni veten të dukeni më i madh përballë tyre, si p.sh. duke hapur pallton, pastaj largohuni sa më qetë pa bërë lëvizje të papritura”, tha ai.