Me ardhjen e ciklonit “Medusa”, Italia paralajmëron se do të përballet me "bombën e parë meteorologjike" të vjeshtës. Por jo vetëm, siç duket i tërë rajoni.
Vendi fqinj do të ndahet fjalë për fjalë në dysh, në frontin meteorologjik: ndërsa rajonet veriore do të goditen nga reshje resh dhe stuhi ere, jugu do të përballet me një valë të nxehti josezonal, me vlera pothuajse rekord për stinën.
Në pamje, paralajmëron 3Bmeto, një valë moti i keq me stuhi, erëra të forta dhe fortunë. Siç edhe paraqet harta, kjo anomali do të godasë të gjithë rajonin, edhe vendin tonë.
Shqipëria ndodhet në kufi me jugun e Italisë ndaj vija bregdetare dhe pjesa më e madhe e territorit pritet të goditet nga vala e të ngrohtit, ndërsa nga pjesa Alpet mund të goditet nga reshje dhe stuhitë përmes rrymave që do të mbërrijnë nga pjesa kontinentale.
Në ditët në vijim të kësaj jave një zonë e thellë e presionit të ulët që vjen nga Atlantiku do të godasë vendin fqinj. E premtja është dita më kritike për kalimin e një fronti të shpejtë dhe intensiv të trazuar. Erërat lokale me stuhi do të arrijnë shpejtësi deri në 80-100 km/h. /Liberale.al/