Sport

Champions League/ Real Madrid triumfon për herë të 14

Shkruar nga Liberale
Champions League/ Real Madrid triumfon për herë të 14

Reali i Madridit ka triumfuar për herë të 14 në Champions League, pasi mundi në finale Liverpool-in 1-0.

Ndeshja nisi me Liverpool-in më agresiv dhe më kërkues, duke tentuar të gjejë golin disa herë, veçanërisht me Salah, por Courtois ishte i pakalueshëm.

Rasti i vetëm për Realin ishte ai i minutës së 45-të, kur Benzema e dërgoi topin në rrjetë, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 59-të Vinicius realizoi në portën e Liverpool pas një asisti fantastik nga Valverde.

Në vazhdim, Liverpool-i u hodh i gjithi në sulm, por u përballë me murin spanjoll të projektuar nga një arkitekt italian, si Ancelotti.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH