Aktualitet

Çështja “McGonigal”/ Berisha analizon reagimet e Ramës dhe Bashës: Folën me kodin e heshtjes

Shkruar nga Liberale
Çështja “McGonigal”/ Berisha analizon reagimet e

Ish-kryeministri Sali Berisha nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Rithemelimit në PD ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me përfshirjen e tij në skandalin “McGonigal”, ka ngulur një thikë pas shpine ndaj qeverisë së SHBA.

“Kritike në shumë aspekte, regjimi i kalbur i Edi Ramës është sot kryeministri e regjimi më i diskretituar pas Koresë së Veruit, e Lukashenkos”.

“Rama siç dëshmojnë dokumente të pakundërshtueshme, është sjellë ndaj SHBA sikur të mos ishte udhëheqësi i botës së lirë”.

“Akti i Edi Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine, që ky njeri që s’ka nder, komb, atdhe, flamur, dinjitet, ka bërë ndaj SHBA, qeverisë së SHBA dhe më gjerë”.

“Edi Rama ka përbaltur pas Enver Hoxhës më shumë se kushdo tjetër emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë para kombit amerikan”.

“E vërteta është sjellë me aktin e tij siç sillen armiqtë ndaj njëri tjetrit”.

“Në këtë mënyrë ai ka lënduar çdo shqiptar, që ka mirënjohjen si virtyt të palëkundur moral të tij. Rama ka kryer një akt me pasoja absolutisht të rënda”.

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka analizuar reagimet e kryeministrit, Edi Rama, dhe ish kreut të opozitës Lulzim Basha në lidhje me skandalin e ish zyrtarit të FBI-së të arrestuar dhe lidhjeve të tij me qeverinë shqiptare. Berisha tha se reagimet e tyre ishin me kode të heshtjes.

“Duhet të jemi të hapur, kanë heshtur deri sot me kodin e heshtjes. Ky është Edi Rama, bëri vetëm sqarimin se pasi një herë u përpoq ta injoronte foli për kazan e Big Brother, sqarimi i vetëm se e kam mik e do e kem McGonogal pavarësisht ca po bën drejtësia amerikane atje. Në kod kjo ishte mos fol se nuk do flas. Ky ishte mesazhi”.

“Nuk foli Lulzim Basha dhe kur foli përsëri me kod. Nuk përmendi dot as emrin e Ramës, pengmarrësit as të McGonigal”, tha Berisha.

“Rama këtë akt të pashembullt e ka bërë vetëm e vetëm të shkatërrojë opozitën shqiptare. Këtë korruptim të njërit prej njerëzve më të rëndësishëm në fushën e sigurisë së SHBA, ky njeri që mund ti vësh sot çdo epitet, Rama e ka bërë vetëm për të rrënuar në një akt armiqësor absolut ndaj demokracisë, për të rrënuar opozitën shqiptare”.

“Ka korruptuar Charles Mcgonigal, ka shfrytëzuar dobësitë e një njeriu të degraduar që shkelmon betiin që ka bërë për ti shërbyer vendit të tij dhe e ka përdorur atë për rrënimin e opozitës shqiptare, pasi ajo kishte humbur zgjedhjet”.

“Po kjo nuk i mjaftonte atij, duhet ta merrte peng këtë opozitë. Një kriminel si ky është vështirë ta imagjinosh në politikë. Edi Rama kishte, nëse për arsye të sigurisë kombëtare, duhet të bënte transparencë për paratë e përdorura nga Basha, kishte rrugë ligjore kushtetuese, ishte Prokuroria shqiptare dhe FBI” theksoi Berisha.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH