Ervis Iljazaj
Moshapja e negociatave me Shqipërinë ka krijuar një debat të madh nëse fajin e ka qeveria apo Bashkimi Europian. Një debat i cili për arsye nga më të ndryshmet nuk është fokusuar sic duhet. Si gjithmonë në këto momente, debatet në Shqipëri nuk zhvillohet si një reflektim i thellë politik dhe shoqëror, por cdo kush kërkon të fitojë dcika edhe në ditë të errëta për të ardhmen e Shqipërisë.
Sigurisht që momenti nuk është nga më të mirët për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian. Franca mund të ketë patur dhe arsye politike të brendshme që vendosi veton për moshapjen e negociatave me Shqipërinë. Faktet treguan që dy vëndet më të forta të BE-së, Gjermani dhe Franca ndanin vizione të ndryshme për sa i përket zgjerimit. Por, nuk ka asnjë diskutim që politika shqiptare ka bërë të pamundurën për të rritur skepticizmin e Francës.
Thellë brenda tij opinioni publik shqiptar, edhe pse dëshira ishte që procesi i integrimit të mos ndëpritej, e di fare mirë që problemet e vëndit janë shumë të mëdha, dhe hapja e negociatave do të ishte vërtet një favor që Bashkimi Europian do ti bënte aspiratës europiane të shqiptarëve. Si mund të jetë plotësisht faji i Europës kur Shqipëria sot është pa pushtet gjyqsor, me një parlament që nuk ka numrin e deputetëve të sanksionuar në Kushtetutë, me një konflikt të thellë midis mazhorancës dhe presidencës?
Të bëhesh pjesë e Bashkimit Europian pa demorakci funskionale dhe pa drejtësi të pavaruar është një iluzion dhe një naivitet politik dhe shoqëror. Cdo diskutim tjetër, është një diskutim pa asnjë vlerë reale.
Në këtë kuptim, problemi më i madh i Shqipërisë nuk është moshapja e negociatave, problemi më i madh i Shqipërisë janë kushtet që i ka vëndosur Gjermania politikës shqiptare. Pavarësisht vendimit të Këshillit Europian, i cili pas disa muajsh mund të vendos edhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë, pasi ende nuk është thënë fjala e fundit, kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë mbeten.
Në thelb ato kushte janë shpëtimi i demorakcisë shqiptare, tashmë e vëndosur seriozisht në rrezik pas moshapjes së negocaitave. Rruga drejt BE-së, ose më saktë akoma rruga drejt një shteti normal në Shqipëri kalon nëpërmjet plotësimit të atyre kushteve .
Më shumë se sa hapja e negociatave, ajo që ka rëndësi në këtë moment është ndërtimi i shtetit shqiptar pothuajse nga e para. Sepse po të shikosh kushtet, pikërisht këtë gjë tregojnë. Mirëpo, kësaj herë nuk mjafton thjesht ndërtimi formal i tij, por funksionimi i shtetit shqiptar në bazë të parimit të shteti të së drejtës. Kjo gjë me siguri do të kërkojë shumë kohë dhe do të varet nga sjellja e politikës dhe shoqërisë shqiptare. Se sa do të jemi në gjenjde ta ndërtojmë këtë formë shteti, kjo mbetet për tu parë. Por, nëse nuk e ndërtojmë një të tillë antarsimi në BE do të mbetet thjeshtë një iluzion.
Frika më e madhe pas refuzimit të hapjes së negociatave janë pikërisht dinamikat e reja politike që mund të krijohen, të cilat mund të vendosin në dyshim realizmin e kushteve që Buntestagu gjerman vendosi për Shqipërinë. Kushte të cilat janë një instrument i rëndëishëm për të zgjidhur krizën politike shqiptare, dhe krijimin e një fryme normale ku zhvillohet gara demoraktike. Sepse, më shumë sesa për negociatat, plotësimi i kushteve të Gjermanisë janë ndoshta mënyra e vetme për të nxjerrë nga ngërci politikën dhe situatën ku ndodhemi. Duke filluar që nga reforma zgjedhore, ndërtimi i organave të reja të drejtësisë, e deri te hetimi i krimeve zgjedhore, pas moshapjes së negociatave rrezikojnë seriozisht që të mbeten akoma edhe për shumë kohë në letër. /Gazeta Liberale