Aktualitet

'Çadrat e plazhit ende hapur', sinoptikanja e njohur tregon se si do të jetë moti gjatë muajit tetor

Shkruar nga Liberale
'Çadrat e plazhit ende hapur', sinoptikanja e njohur tregon se

Plazh mund të bëjmë edhe gjatë muajit tetor, teksa temperaturat do të vijojnë të jenë deri në 30 gradë Celcius.

Referuar të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak të gjithë ata që kanë në plan të shijojnë detin në fundjavë kushtet janë optimale.

Çadrat e plazhit mund t’i mbajmë hapur edhe ca kohë. Shumë të mira janë kushtet edhe për të gjithë ata që kanë bërë plan të pushojnë në mal.

“Në fundjavë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme do të sjellë mot të kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Në të njëjtat kushte meteorologjike do të jemi deri ditën e mërkurë. Temperaturat parashikohet të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale dhe rritje në orët e mesditës ku zhiva e termometrit do të ngihet në 30 gradë Celcius. Në këto vlera do mbetemi deri të mërkurën. Për sa i përket erës do të fryjë nga kuadrati I veriut me shpejtësi deri 6 milimetër për sekondë, por hera-herës në bregdet deri në 12 m/s. Valëzimi në dete pritët të jetë I ulët i forcës 1-2 ballë, pra i lundrueshëm. Fundjava është optimale për plazh dhe mal”, tha Besa Sherollari, sinoptikane nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH