Globi

Bujanoc/ Nxënësit serbë marrin certifikata në gjuhën shqipe, reagon ministria serbe e Arsimit

Shkruar nga Liberale
Bujanoc/ Nxënësit serbë marrin certifikata në gjuhën

Ministria e Arsimit e Serbisë u shpreh se dënon veprimet e autoriteteve lokale në Bujanoc për shkak se nxënësve të shkëlqyer të kombësisë serbe u janë dhënë ashtu si shqiptarëve çertifikata mirënjohje në gjuhën shqipe.

Bujanoci është një qytet dhe komunë në Serbinë jugore, popullsia e të cilit sipas një artikulli të medias serbe “https://rs.n1info.com/” është rreth gjysma shqiptare dhe gjysma serbe me rreth 5 për qind romë. Statistikat i referohen regjistrimit të popullsisë të vitit 2011.

“Është absolutisht e dënueshme që nxënësve të kombësisë serbe u janë dorëzuar certifikatat në gjuhën shqipe. Në këtë komunë mësimi mbahet në gjuhën serbe dhe shqipe. Kërkoj që të respektohen të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligje dhe që nxënësve që vijojnë mësimin në gjuhën serbe t'u jepen certifikata të meritës në gjuhën serbe”, tha ministri i Arsimit Branko Ruzic.

Ai tha se Ministria e Arsimit respekton të gjitha të drejtat për arsimin në gjuhët e pakicave kombëtare. “Kemi mundësuar që nxënësit të shkollohen në tetë gjuhë të pakicave kombëtare. Ne gjithashtu kërkojmë që autoritetet lokale në Bujanoc të respektojnë ligjet e Serbisë”, citon Ministria serbe e Arsimit. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH