Bota

Trupa të NATO-s kundër Rusisë në Ukrainë? Kremlini: Do sillte luftë të pashmangshme

Shkruar nga Liberale

Trupa të NATO-s kundër Rusisë në Ukrainë? Kremlini: Do

Presidenti francez Emmanuel Macron tërhoqi vëmendjen e të gjithëves sot, teksa bëri një deklaratë të fortë për luftën në Ukrainë.

Gjatë samitit për Ukrainën, Macron deklaroi se nuk përjashtohet dërgimi i trupave të NATO-s në frontin e luftës, si zgjidhje për të mposhtur Rusinë.

“Ne jemi të bindur se humbja e Rusisë është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë Nuk ka konsensus sot për të dërguar trupa në terren në mënyrë zyrtare dhe të miratuar. Por në aspektin dinamik, asgjë nuk mund të përjashtohet. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet në mënyrë që Rusia të mos fitojë.”, tha ai.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur dhe reagimi nga Kremlini zyrtar, teksa ka paralajmëruar se një koflikt botëror do të ishte i pashmangshëm.

Fakti që po diskutojmë për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë nga vendet e NATO-s është element shumë i rëndësishëm. Në atë rast, ne nuk duhet të flasim për mundësinë, por për të pashmangshmen”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, kur u pyet për komentet e Macronit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH