Bota

TMERR/ Vritet me armë zjarri 49-vjeçari pranë qendrës tregtare

Shkruar nga Liberale

TMERR/ Vritet me armë zjarri 49-vjeçari pranë qendrës

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Bruksel, ku një 49-vjeçar ka mbetur i vrarë pranë qendrës tregtare “Westland”.

Sipas mediave belge, viktima u qëllua në gjoks rreth orës 09:00 dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërsa motivet dhe autorësia e krimit mbeten ende të paqarta.

Prokuroria belge ka nisur një hetim zyrtar për vrasje dhe policia ka intensifikuar kërkimet në zonë për të identifikuar autorin e mundshëm. Sipas “Le Soir”, incidenti është pjesë e një serie ngjarjesh të dhunshme që kanë përfshirë Brukselin kohët e fundit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2025 janë regjistruar mbi 12 incidente me të shtëna në kryeqytetin belg, dy prej të cilëve kanë përfunduar me viktima. Në vitin 2024, numri total i rasteve me armë arriti në 92, ku u shënuan 9 viktima në total.

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e autorit

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH