Bota

Presidenti rus i hapur për bisedime, Putin: Kemi qëndrim pozitiv ndaj çdo nisme për paqen

Shkruar nga Liberale

Presidenti rus i hapur për bisedime, Putin: Kemi qëndrim pozitiv ndaj

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një ndryshim drastik në qëndrimet e tij sa i takon luftës në Ukrainë.

Kreu i Kremlinit ka deklaruar për herë të parë në disa vite se është i hapur për bisedime dypalëshe me Ukrainën pasi më herët kishte kërkuar që presidenti Zelensky të zëvendësohej përpara se një gjë e tillë të ndodhte.

“Ne kemi folur gjithmonë për këtë, se kemi një qëndrim pozitiv ndaj çdo nisme paqësore. Shpresojmë që përfaqësuesit e regjimit të Kievit të ndihen në të njëjtën mënyrë”, tha deklaruar Putin.

Komentet Putin i bëri gjatë një dalje në televizionin shtetëror, ndërsa vetëm pak orë më vonë, ushtria ruse nisi një sulm masiv me dronë në qytetin port të Ukrainës në Detin e Zi, Odessa.

Sipas zyrtarëve lokalë, nga sulmi u plagosën disa persona e u shkatërruan shumë objekte banimi.

Ndryshimi i retorikës së Putinit për bisedimet e armëpushimit erdhi pasi përfaqësues nga Ukraina, Britania e Madhe, Franca dhe SHBA vendosën për një takim në Londër për të biseduar për një marrëveshje të mundshme armëpushimi. Gjithashtu edhe pas paralajmërimeve të presidentit amerikan për tu tërhequr nga ndërmjetësimi.

Nga ana tjetër Zelenky, i gjendur nën presionin e Uashingtonit ka thënë se takimi i Londrës ka vetëm një detyrë të shtyjë përpara një armëpushim të pakushtëzuar.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH