Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore Papa Françesku udhëhoqi meshën e Pashkëve, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku të pranishëm ishin dhjetëra mijëra katolikë.
87 vjeç, Ati i Shenjtë arriti në meshë me një karrige me rrota, teksa mesha u transmetua drejtpërdrejtë në mbarë botën.
Në fjalimin që do të mbajë në mesditë, Papa do të vërë theksin tek konfliktet ushtarake dhe jo vetëm, ndërmjet shteteve, duke bërë thirrje për zgjidhje dhe paqe.
"T’i ngulim sytë tanë te Jezusi. Nëse e lëmë Jezusin të na marrë përdore, asnjë përvojë dështimi dhe dhimbjeje, sado që të na lëndojë, nuk do të mund ta ketë fjalën e fundit për kuptimin dhe fatin e jetës sonë"., ka theksuar ai.