Një 63-vjeçar u kap duke mashtruar familje në nevojë, duke pretenduar se ishte ekspert në terapitë inovative neurologjike. Ai u prezantua si specialist që ofronte “transplante qelizash staminale” të paqartë dhe të paspecifikuara, duke marrë nga familjet deri në 30 mijë euro për këto trajtime që në fakt ishin të rrezikshme dhe pa asnjë bazë shkencore.
Gjatë një kontrolli të kryer nga policia postare dhe ekipi i mjekësisë ligjore në Romë, u sekuestruan 400 dosje pacientësh, mostra biologjike të ndryshme, si dhe ilaçe të skaduara dhe të paautorizuara. Analizat e Istitutit Superior të Shëndetit konfirmuan se substancat e përdorura ishin të rrezikshme dhe nuk kanë asnjë miratim farmaceutik.
Gjykatësi i hetimeve paraprake urdhëroi edhe bllokimin e faqeve të internetit që ky mashtrues përdorte për të reklamuar dhe shitur produktet e tij “terapeutike”, duke çaktivizuar domainet dhe mbyllur platformat online për të ndaluar më tej aktivitetin e paligjshëm.