Maqedoni

RRËQETHËSE/ Festa që u kthye në tragjedi në pak minuta për të rinjtë, publikohen FOTOT e personave që humbën jetën nga zjarri në Koçan

Shkruar nga Liberale

RRËQETHËSE/ Festa që u kthye në tragjedi në pak minuta

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Koçan, Maqedoninë e Veriut, ku një zjarr shkatërrues në një diskotekë, iu mori jetën të paktën 59 personave, ndërsa mbi 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Tragjedia ndodhi gjatë një koncerti, kur pajisjet piroteknike ndezën materialet e ndezshme në tavanin e lokalit, duke përhapur flakët me shpejtësi.

Familjarët e viktimave dhe të zhdukurve përdorën rrjetet sociale për të kërkuar të dashurit e tyre, duke publikuar fotografi dhe numra telefoni, pasi nuk kishin informacion për fatin e tyre.

Ndërkaq, autoritetet kanë arrestuar 15 persona, përfshirë organizatorët e eventit dhe zyrtarë që dyshohet se kanë falsifikuar licencat për funksionimin e lokalit. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkeljet e mundshme të sigurisë.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka shpallur 7 ditë zie kombëtare, duke premtuar mbështetje për familjet e viktimave dhe drejtësi për tragjedinë. Ngjarja ka nxitur debat mbi masat e sigurisë në vendet publike, ndërsa opinioni publik kërkon transparencë dhe llogaridhënie.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH