Maqedoni

FOTO E DITËS: Njihuni me policin maqedonas që hoqi flamurin shqiptar nga shtylla në Kumanovë

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Njihuni me policin maqedonas që hoqi flamurin shqiptar

Personi në foto është pikërisht polici maqedonas, i cili mbrëmjen e djeshme hoqi flamurin shqiptar nga shtylla në Kumanovë.

Imazhi i tij është bërë publik sot nga mediat në Maqedoninë e Veriut, ndërsa një ditë më parë u tha se ishte identifikuar me inicialet D.K..

Pas gjestit të tij, pra heqjes së flamurit shqiptar, kanë reaguar partitë politike opozitare duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe dënimin e policit maqedonas.

Zv.ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, tha se polici do të dënohet me masa disiplinore.

“Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së që hodhi flamurin Shqiptar. Çdo punonjës i MPB-së ka detyrimin të respektojë ligjet dhe simbolet e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve do të sanksionohet pa përjashtim”,– ka shkruar Iseni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH