Maqedoni

Aksident i RËNDË në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën dy shqiptarë

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën

Një aksident tragjik, me pasojë dy viktima ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gostivar në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet maqedonase thanë se asidenti ndodhi rreth orës 21:20 dhe një nga të aksidentuarit 60 vjeç, ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa 54 vjeçari u dërgua fillimisht në spital, por për fat të keq nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra. 


“Sonte (12 shtator) në ora 21:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “BMW” me targa të Demir Kapisë i drejtuar nga B.H. (54). nga Gostivari dhe një “Skania” me targa të regjistrimit të Kosovës, i drejtuar nga A.T (60) nga Kosova.

Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit B.H. i cili ka ndërruar jetë në vend dhe pasagjeri T.R. (53) nga Gostivari, i cili pas aksidentit është transferuar në qendrën emergjente në Gostivar ku i’u ka nënshtruar lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i kamionit tërheqës ka pësuar lëndime trupore. Kontrollin në vendngjarje e kryen ekipi i DPB-së Gostivar së bashku me Prokurorin Publik”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH