Mal i Zi

Tjetër fitore për shqiptarët në Mal të Zi! Deputeti Nikollë Camaj zgjidhet nënkryetar i Parlamentit

Shkruar nga Liberale

Tjetër fitore për shqiptarët në Mal të Zi! Deputeti

Shqiptarët në Mal të Zi marrin postin e rëndësishëm në Parlament. Deputeti shqiptar, Nikoll Camaj u zgjodh me 43 vota pro ditën e djeshme, si nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Gjithashtu shqiptarët në Mal të Zi mbajnë edhe postin e zevendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë që mbahet nga Nik Gjeloshaj, postin e Ministrit të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve nga Fatmir Gjekaj, si dhe postin e Ministrit të Administratës Publike nga Marash Dukaj. 

“Një tjetër fitore për Forumin Shqiptar, një tjetër fitore për shqiptarët.

Nikollë Camaj sot u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, ku kjo zgjedhje përfaqëson vazhdimësinë e promovimit, faktorizimit dhe integrimit të shqiptarëve në funksionet më të larta shtetërore.

E gjithë kjo është rezultat i politikës së urtë, kombëtare dhe largpamëse të Forumit Shqiptar, i cili gjithë platformën e vetë politike e fokusoi në përparimin dhe zhvillimin ekonomik të popullit shqiptar.

Me sy të lirë mund ta vëreni të gjithë ju se politika e Forumit Shqiptar ka realizuar avancimin më të madh të shqiptarëve në këto 50 vitet e fundit, dhe ky është vetëm fillimi, më e mira nuk ka ardhur ende!

Urime Nikollë, t’u priftë e mbara!”-shkruan Nik Gjeloshaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH