Bota

Kremlini: SHBA të mos shqetësohet për anijet luftarake ruse në Kubë

Shkruar nga Liberale

Kremlini: SHBA të mos shqetësohet për anijet luftarake ruse

Kremlini njoftoi sot se nuk ka asnjë arsye që asnjë vend, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të shqetësohen për praninë e luftanijeve ruse në Kubë gjatë stërvitjeve.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se stërvitje të tilla janë praktikë e zakonshme dhe nuk duhet të ketë frikë se Rusia mund të transferojë personel ushtarak në Kubë apo edhe të krijojë një bazë ushtarake në ishull.

“Kjo është një praktikë normale për të gjitha shtetet, duke përfshirë një fuqi të madhe detare si Rusia.

Kështu që në këtë rast nuk ka arsye për tu shqetësuar,” tha Peskov.

Poll
SHQIPENGLISH