Kosova

Vijnë reagimet e para të partive të Kosovës pas daljes së “exit poll”-eve

Shkruar nga Liberale
Vijnë reagimet e para të partive të Kosovës pas daljes

Kanë ardhur reagimet e para të partive të Kosovës pas mbylljes së kutove të votimit dhe daljes së “exit poll”-eve të para.

Lëvizja Vetevendosje ka bërë një komnet në rrjetet sociale duke u kërkuar komisionerëve të mos shpërqendrohen dhe të jenë vigjilentë në numërimin e votave.

“Të dashur vëzhgues dhe komisionerëve, ju jeni mbrojtësit e vullnetit popullor andaj vigjilencë dhe përkushtim për mbrojtjen e votës. Punë të mbarë!” – thuhet në reagim duke shmangur komentet për exit poll.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka shprehur optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve, duke falënderuar qytetarët për një tjetër proces elektoral të suksesshëm.

“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë,” – ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo shtoi se pas përfundimit të zgjedhjeve, fokusi i PDK-së do të jetë tek puna për të bërë Kosovën më të mirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH