Kosova

Shpërthimi në Veri/ Reagon Vuçiç dhe paralajmëron: Nesër do iu sqaroj se pse u desh ky incident...

Shkruar nga Liberale
Shpërthimi në Veri/ Reagon Vuçiç dhe paralajmëron:

Pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc në veri të Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se nesër do të bëjë një njoftim lidhur me situatën.

Përmes një postimi në Instagram Vuçiç thotë se do t’i sqarojë opinionit publik dhe ndërkombëtarëve se kujt dhe pse ishte dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut.

“Nesër në orën 11 do t’u drejtohem qytetarëve, por edhe opinionit ndërkombëtar dhe do t’ju sqaroj saktësisht se kujt dhe pse ishte dashur ky incident në komunën e Zubin Potokut, pse Kurti dhe Sveçlja u desh të bënin thirrje të shumta dhe nervoze në komunitetin ndërkombëtar dhe të kërkojnë. përgjigje konkrete. Serbinë nuk do ta thyeni me gënjeshtra!”, thuhet në postim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH