Kosova

"Problemi e ka emrin Albin", Grenell: I vetmi kryeministër që cënon marrëdhëniet me SHBA!

Shkruar nga Liberale
"Problemi e ka emrin Albin",  Grenell: I vetmi kryeministër

Raportet Kosove-SHBA gjate drejtimit te vendit nga Albin Kurti jane ne krize.

Kjo ka qene deklarata e te nominuarit nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump, Richard Grenell per mediat ne Kosove.

Grenell ka mohuar keshtu pretendimet e kryeministrit se raportet në mes të dy vendeve janë të shkëlqyera, madje duke i vendosur nje emer problemit: Albin Kurti, si nje perjashtim nga historiku i marredhenieve mes dy vendeve.

Sipas tij, të gjithë liderët tjerë kosovarë kanë pasur raportet të mira me ShBA-të.

“Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, që të gjithë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë. Ky eshte rasti i vetem ne 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë – ShBA, madje edhe Kosovë – BE u komplikuan”-ka thënë Grenell.

Paraprakisht, kryeministri Albin Kurti ka pohuar se nuk ka asnjë problem në raportet në mes të dy vendeve.

Ne nje interviste per Kosovapress, Kurti eshte shprehur se nuk shef asnje vështirësi për marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH