Kosova

1 vit nga sulmi terrorist në Banjskë/ Ambasada gjermane në Prishtinë mesazh Beogradit: Raidoçiç, ende i lirë, të vendoset drejtësia!

Shkruar nga Liberale

1 vit nga sulmi terrorist në Banjskë/ Ambasada gjermane në

Sot shënohet 1-vjetori i sulmit terrorist serb në Banjskë, ku humbi jetën polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ambasada gjermane në Prishtinë përmes një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar këtë ditë, e cila kërkon që të vendoset drejtësia, ku i kujton Beogradit që Milan Radoiçiç, autori i dyshuar është ende i lirë në Serbi.

“Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiq, autori i dyshuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi"- shkruhet në faqen e ambasadës gjermane.

Kujtojmë se sulmi në Banjskë ishte një sulm i armatosur i terroristëve serbë kundër njësive speciale të Kosovës që ndodhi në fshatin Banjskë në veri të Kosovës më 24 shtator 2023. Në këtë sulm mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe për rrjedhojë edhe disa terroristë serbë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH