Globi

Vuçiç jep lajmin e tmerrshëm: 2 vjeçaren e zhdukur e tërhoqën zvarrë me makinë dhe e hodhën në ujërat e zeza!

Shkruar nga Liberale

Vuçiç jep lajmin e tmerrshëm: 2 vjeçaren e zhdukur

Rasti i zhdukjes së dy vjeçares Danka Iliq, i cili tronditi Serbinë, pati një fund tragjik për vogëlushen. 

Sipas medive të huaja, Danka e vogël u zhduk më 26 Mars teksa po luante para shtëpisë së saj në fshatin Bansko Polije, në Serbinë verilindore. Lidhur me këtë rast, presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi sot se vajza e vogël kishte vdekur.

Vdekja e saj u shkaktua nga dy punonjës të ujësjellësit, të cilët e tërhoqën zvarrë vogëlushen me makinën e tyre të shërbimit dhe më pas e hodhën trupin e saj të pajetë në një zonë të përdorur si deponi ilegale.

Policia bëri të mundur arrestimin e autorëve, të cilët kanë pranuar fajësinë. Kështu njoftoi në një deklaratë për shtyp sot presidenti serb.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH