Globi

Ushqimi i së ardhmes është pitoni, propozimi "i neveritshëm" i disa shkencëtarëve! Njerëzimi do përballet me sfidat për mbijetesë

Shkruar nga Liberale

Ushqimi i së ardhmes është pitoni, propozimi "i

Përshati dhe përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Mishi i pitonit mund të luftojë mungesën e ushqimit, ata rriten shpejt dhe kthehen në një sasi të mirë mishi në krahasim me atë që konsumojnë.

Një nga problemet më të mëdha me të cilin do të përballet njerëzimi në të ardhmen do të jetë ai i mungesës së ushqimit. Shumë kultura rrezikojnë të mos i mbijetojnë thatësirës dhe temperaturave në rritje. Bujqësia është gjithnjë e më e paqëndrueshme dhe konsiderohet një nga shkaqet kryesore të këtyre diskutimeve që po krijojnë dhe e përforcojnë problemin në nivel global. Për këtë arsye, kërkimi për zgjidhje alternative është gjithmonë i vazhdueshëm dhe ideja e fundit vjen nga një studim i publikuar në Scientific Reports, i cili propozon të konsiderohet mishi i pitonit si një burim proteinash me rendiment të lartë me ndikim të ulët mjedisor.

FERMAT TESTUESE

Mbarështimi i pitonëve për qëllime kulinarie nuk është asgjë e re. Në pjesë të ndryshme të Azisë, si pitoni i rrjetës ashtu edhe pitoni i shkëmbit birmanez janë një burim ushqimi për popullsinë vendase.

Një ekip i Oksfordit u përpoq të verifikonte nëse kjo është një rrugë e qëndrueshme në terma afatgjatë, duke u përpjekur të llogariste ndikimin e rritjes së pitonëve ( meqë ra fjala, mishi i të cilëve është i pasur me proteina, me pak yndyrë dhe me sa duket ka shije si pula) prej rreth 4600 ekzemplarë, të shpërndarë në dy ferma të ndryshme në Tajlandë dhe Vietnam. Kafshët mbaheshin në magazina të mëdha, të ajrosura mirë për të simuluar temperaturën e mjedisit të tyre natyror, dhe ushqeheshin me brejtës të vegjël dhe suplemente proteinike të ardhura nga mbetjet bujqësore.

MË MIRË SE LOPËT DHE PULAT

Në këtë regjim, pitonët rriteshin pothuajse gjysmë kile në ditë dhe për çdo 4 gram ushqim ata "kthyen" një gram mish pitoni - një faktor konvertimi që i bën ata më efikas se kafshët e tjera të fermës. Për më tepër, emetimet e gazeve serrë nga këto ferma janë gjetur të jenë më të ulëta se ato nga lopët, derrat dhe shpendët.

Shtojini kësaj faktin që çdo femër piton mund të lëshojë 100 vezë në vit për njëzet vjet, dhe do të kuptoni pse, edhe nga pikëpamja numerike, mishi i tyre është një nga zgjidhjet më premtuese për vitet e ardhshme në të cilat neve si qenie njerëzore do të na duhet të "shpikim" burime të reja ushqimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH