Globi

U tha se është i ndotur, kryebashkiakja e Parisit noton në lumin e Senës në prag të Olimpiadës: E mrekullueshme!

Shkruar nga Liberale

U tha se është i ndotur, kryebashkiakja e Parisit noton në lumin

Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, notoi të mërkurën në lumin e Senës, për t’u dëshmuar kështu atletëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, se uji është i pastër dhe jo i ndotur ashtu sië është aluduar së fundmi. 

Hidalgo, e cila ishte veshur me rroba noti dhe syze, notoi bashkë me disa zyrtarë të tjerë, si shefi i komitetit organizativ të Olimpiadës, Tony Estanguet, dhe zyrtari i lartë qeveritar i rajonit të Parisit të Madh, Marc Guillaume.

Pasi notoi Hidalgo tha se lumi ishte “i mrekullueshëm”.

U tha se është i ndotur, kryebashkiakja e Parisit noton në lumin

"Të notosh në Senë! Disa e kanë ëndërruar, disa nuk kanë menduar se mund të ndodhë, dhe ne e kemi bërë të mundshme”, shkroi më pas ajo në Instagram.

“Pas një ndalese 100-vjeçare, atletët do të zhyten vetëm pas pak ditësh gjatë Lojërave. Noti në Senë do të jetë i hapur për publikun që nga vera e ardhshme”, tha po ashtu Hidalgo.

Theksojmë se Lojërat Olimpike Parisi 2024 do të zhvillohen nga data 26 korrik deri më 11 gusht. Lumi Sena do të luajë gjithashtu një rol të madh në ceremoninë e hapjes, pasi parada e kombeve do të zhvillohet me varka.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH