Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni folën për shanset e një marrëveshjeje tregtare midis SHBA-së dhe Europës, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Uashington.
"Do të ketë një marrëveshje tregtare, 100%,", tha Trump, "por do të jetë një marrëveshje e drejtë", ndërsa Meloni tha se ishte "e sigurt" se ata mund të arrinin një marrëveshje, duke shtuar më vonë se qëllimi i saj ishte "ta bënte Perëndimin përsëri të madh".
Meloni është liderja e parë europiane që viziton Uashingtonin që kur Trump vendosi, më pas ndaloi, tarifat 20% për importet nga blloku.
Presidenti amerikan tha veçmas të enjten se ai është i bindur se do të bëjë "një marrëveshje shumë të mirë" me Kinën, duke shtuar se përfaqësuesit nga Pekini kanë kontaktuar "disa herë".