Globi

Transgjinorët, larg sporteve të grave e vajzave/ Trump firmos urdhrin ekzekutiv dhe tregohet i prerë: Të zbatohet menjëherë!

Shkruar nga Liberale

Transgjinorët, larg sporteve të grave e vajzave/ Trump firmos urdhrin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synon të ndalojë sportistët transgjinorë të marrin pjesë në sportet e vajzave dhe grave.

“Me këtë urdhër ekzekutiv, lufta ndaj sportit të grave ka përfunduar”, deklaroi Trump në një ceremoni nënshkrimi.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se do të kërkohet që urdhri të zbatohet menjëherë dhe do të ndërmerren veprime kundër shkollave apo shoqatave atletike që u mohojnë grave sportet me një seks të vetëm dhe dhomat e zhveshjes vetëm për to.

Koha e urdhrit përkoi me Ditën Kombëtare të Vajzave dhe Grave në Sport dhe është e fundit në një varg veprimesh ekzekutive nga Trump në lidhje me njerëzit transgjinore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH