Globi

TRAGJIKE! Shpërthen bomba në Pakistan, humbin jetën 11 minatorë

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE! Shpërthen bomba në Pakistan, humbin jetën 11

Një shpërthim bombe ka ndodhur në Pakistan, ku një kamionçinë që transportonte minatorë është goditur nga një mjet shpërthyes.

Minatorët, të cilët punonin në një minierë qymyri në provincën jugperëndimore të Pakistanit, po udhëtonin me kamionçinën kur ndodhi sulmi. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Shefi i administratës lokale, Wali Kakar, deklaroi se incidenti ndodhi në distriktin Harnai, pranë kryeqytetit provincial Quetta, herët në mëngjes. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe numri i viktimave mund të rritet.

Dyshimet kryesore bien mbi Ushtrinë Çlirimtare të Baloçistanit (UÇB), një grup militant i guerrilëve etnikë Baloç, që lufton për pavarësinë nga Pakistani.

Ky nuk është sulmi i parë në zonë. Në tetor, persona të armatosur sulmuan një minierë qymyri në të njëjtin rajon, duke vrarë të paktën 20 punëtorë. Autoritetet pakistaneze po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH