Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku pesë anëtarë të një familjeje janë mbytur në pus, teksa janë përpjekur për të shpëtuar macen e tyre të shtëpisë.
Sipas Daily Mail pesë anëtarë të një familjeje në fshatin Wadki, Maharashtra, ranë njëri pas tjetrit në pus dhe humbën jetën tragjikisht,
I pari ka qenë një nga burrat e familjes që hyri në pus për të shpëtuar macen, por mbeti aty i bllokuar, më pas edhe katër të tjerët u futën në pus dhe fatkeqësisht nuk arritën dot të dilnin prej aty.
Personat që humbën jetën janë: 65-vjeçari Manik Kale, djali i tij 36-vjeçar Sandeep, 53-vjeçari Anil Kale, djali i tij Anil 28-vjeçar dhe i afërmi i tyre 36-vjeçar Babasaheb Gaikwad.
Dhananjay Jadhav, oficer i lartë i policisë së Nevasës, tha në një deklaratë se “një ekip shpëtimi mori pesë trupat nga pusi i braktisur ku kishte rënë një mace”.