Globi

Shpërthim i fuqishëm në port, qindra persona të plagosur

Shkruar nga Liberale
Shpërthim i fuqishëm në port, qindra persona të plagosur

Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën, sipas televizionit shtetëror iranian.

Autoritetet thanë se shpërthimi ndodhi në terminalin e kontejnerëve Sina, që është i lidhur me Organizatën e Porteve dhe Transportit Detar.

Shërbimet e emergjencës dhe ekipet e ndihmës së parë iraniane ndodhen në vendngjarje dhe numri i të plagosurve është rritur me kalimin e orëve pas shpërthimit.

Autoritetet nuk kanë treguar ende shkaktarin e shpërthimit. Mehrdad Hasanzadeh, zyrtar për menaxhimin e fatkeqësive, i tha televizionit shtetëror iranian se shpërthimi erdhi nga kontejnerët në portin Rajaei të qytetit.

Pamjet në rrjetet sociale treguan një re të madhe tymi të zi. Video të tjera treguan dëme në ndërtesa dhe automjete. Disa persona u panë gjithashtu në zonë duke ndihmuar të plagosurit dhe duke kontrolluar dëmet në pronat e tyre.

Përmendim se porti Rajaei është kryesisht vend i trafikut të kontejnerëve, por gjithashtu ka rezervuarë nafte dhe objekte të tjera petrokimike.

 

 

Poll
SHQIPENGLISH